E konfirmon Calhanoglu: Kam arritur marrëveshje me Interin

Hakan Calhanoglu do të mbetet te qyteti i Milanos por do të ndryshoj fanellën.
Mesfushori turk ka arritur marrëveshje me Interin.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në një deklarat në mediumin publik turk, TRT Spor.
“Unë kam bërë një marrëveshje me Interin. Unë jam duke shkuar në Milano. Unë do të nënshkruaj një kontratë nesër”, ka thënë 27 vjeçari.
Calhanoglu do të nënshkruaj një kontratë 3 vjeçare me Interin ku do të përfitoj një pagë 5 milionë euro dhe një milion bonus. /IndeksOnline/