75 Mall Live Search
16:24 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Carrick, pensionohet në fund të sezonit (Foto)

Mesfushori i njohur anglez, Michael Carrick edhe zyrtarisht e ka konfirmuar pensionimin nga bota e futbollit.

Lojtari i Manchester Unitedit do të pensionohet në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

36-vjeçari e nisi karrierën në West Ham në vitin 1999, ai bëri afro 140 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Gjatë karrierës luajti edhe në klube si Swindon, Birmingham dhe Tottenham.

Kurse në vitin 2006 u transferua në “Old Trafford” ku bëri afro 320 paraqitje dhe shënoi 23 gola./IndeksOnline/

Temat: