E konfirmon Challandes/ Kosova me dy mungesa, një nga ta është infektuar me Covid-19

Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë dy mungesa për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër San Marinos dhe Maltës.
Trajneri, Bernard Challandes e konfirmoi se dyshja, Ibrahim Dresevic dhe Arijanet Muric do të mungojnë në këto dy ndeshje, shkruan IndeksOnline
Dresevic mungon për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kurse, portieri Muric mungon për shkak të një lëndimi që e ka pësuar me klubin e tij holandez./IndeksOnline/