75 Mall Live Search
19:21 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Z S

E konfirmon DASH: Sali Berisha u hoq nga lista e zezë e Amerikës

Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit i është përgjigjur interesit të Euronews Albania lidhur me lajmin që qarkulloi paraditen e së enjtes se SHBA ka hequr statusin ‘non grata’ për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, DASH bën me dije se “janë dhënë përjashtime për personat e prekur nga masat”.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, thuhet në përgjigjen për Euronews.

Lajmi se Berishës i është hequr non grata qarkulloi paraditen e së enjtes ndërsa Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e vet.

I pyetur nga gazetarët, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u mjaftua me fjalët:

“Unë erdha, u krye”.