E konfirmon drejtori i Atleticos: Griezmann po shkon në Barcelonë
Antonie Griezmann përmes një video mesazhi, javë më parë ka njoftuar se do të largohet nga Atletico Madrid.
E ardhmja e tij ishte në dyshim, me shumë skuadra të interesuara për kampionin e Botës.
CEO i Atleticos, Gil Marin ka konfirmuar se Griezmann ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.
“Ne e kemi ditur që nga marsi ku do të luaj Griezmann. Në Barcelonë”, ka thënë Marin. /IndeksOnline/
