75 Mall Live Search
08:13 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

E konfirmon drejtori i Dortmundit: Kemi arritur marrëveshje me Niko Kovac

Borussia Dortmund do të bëhet me trajner të ri dhe sot mund të prezantohet në “Iduna Park”.

Ai është kroati, Niko Kovac – i cili tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman deri në vitin 2026, shkruan Indeksonline

Këtë e konfirmuan edhe te Dortmundi. Pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve mbrëmë, drejtori Lars Ricken tha se kjo punë është kryer.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Niko Kovac. Ai do ta marr klubin të dielen”, u shpreh drejtori i BVB-së.

Kujtojmë që Niko do ta marr vendin e të shkarkuarit Nuri Sahin.

Niko ka qenë pjesë e skuadrave të njohura, duke përfshi këtu: Wolfsburgun, Monacon, Bayern Munchen, Eintrachtin e Frankfurtit dhe Kroacinë./Indeksonline/