E konfirmon drejtori i Suharekës: Yll Hoxha akoma është lojtar i Kukësit me dokumentacion!

Yll Hoxha, futbollisti i njohur kosovar i Suharekës nuk luajti ndaj Gjilanit, pasi me dokumentacion ai ende figuron si futbollist i Kukësit.
Hoxha ka luajtur në Feronikel, Gjilan e tash në Suharekë, por me dokumentacion (TMS) ende figuron si lojtar i Kukësit.
“Pas ankesës së Ballkanit, ne kemi marrë masa dhe i kemi kontrollu lojtarët tanë. Me dokumenta, Yll Hoxha ende është lojtar i Kukësit”, tha Lulzim Kolgeci për Favorit.
“Është e vërtetë se Yll Hoxha ka dalur lojtar i Kukësit, prandaj nuk e futëm në lojë”, përfundoi ai.