11:55 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

E konfirmon edhe faqja e Ligue 1, Edon Zhegrova “lojtari i muajit” në Francë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka fituar çmimin “lojtari i muajit” në Ligue 1 të Francës.

Zhegrova shënoi dy gola në ndeshjet e muajit mars dhe ishte një nga më të mirët në gjithë Europën, sidomos me driblimet e tija, shkruan Indeksonline

Faqja e Ligue 1 ka publikuar një video të futbollistit kosovar ku tregon se fitoi çmimin e më të mirit për muajin e kaluar.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni me fanellën e Lille në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste./Indeksonline/