23:46 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / C E

E konfirmon edhe Franca, Benzema s’do të jetë në Botëror

Kombëtarja e Francës e ka konfirmuar mungesën e Karim Benzemas në Kampionatin Botëror për shkak të lëndimit.

Në njoftim, Franca i ka uruar Benzemas shërim të shpejtë.

Karim Benzema detyrohet të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e Botës. I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përveç Benzema, te Franca do të mungojnë për shkak të lëndimit edhe Kanté, Pogba, Kimpembé, Maignan, Nkunku.

Franca ndeshjen e parë në Kampionatin Botëor, do ta luajë ndaj Australisë.