12:38 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

E konfirmon ‘Google’ që nuk do të lansojë orë të mençur këtë vit

‘Google’ nuk do të lansoj orë të mençur këtë vit. Kompania e konfirmoj këtë gjatë ditës së premte se nuk ka ndonjë plan që të lansoj ndonjë orë të mençur, transmeton Indeksonline.

Shumë spekulime u thanë se do të ketë një orë të mençur këtë vit për t’i bërë konkurrencë kompanisë ‘Apple’.

U spekulua se ora do të quhej “Pixel” sikurse telefoni dhe do të kishte një sistem shumë të ngjashëm. Por të gjitha këto ranë poshtë me deklaratën e kompanisë gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/