E konfirmon Guardiola: PO, lojtari jonë po shkon në Arsenal!

Pep Guardiola e ka konfirmuar se Oleksander Zinchenko ka arritur marrëveshje me Arsenalin. Trajneri i Manchester Cityt e ka dhënë këtë koment në një deklaratë të sotme për media.
“Po, Zinchenko po shkon në Arsenal” ka thënë Pep. Ndërkohë drejtuesit e Manchester Cityt raportohet se sot janë duke negociuar me Brighton për nënshkrimin me Cucurellan.
Marrëveshja me lojtarin është arritur dhe sot pritet konfirmimi i marrëveshjes mes dy skuadrave./Indeksonline/