E konfirmon Guardiola, tre lojtarë mungojnë për ndeshjen ndaj Aston Villës

Trajneri i Manchester Cityt ,Pep Guardiola ka konfirmuar që tre lojtarë kryesorë do mungojne në ndeshjen ndaj Aston Villës që do zhvillohet nesër.
Ederson, Kyle Walker dhe Nathan Ake do mungojnë për shkak të lëndimeve.
Guardiola, më tutje ka thënë që mund të kthehet qendërmbrojtësi John Stones pas lëndimit që pësoi në grumbullim me “Tre Luanët”, shkruan IndeksOnline.
“Kampionët”, aktualisht gjendet në pozitën e 3-të në Premier League dhe ka gjithsej 64 pikë, 3 më pakë se lideri Liverpooli, ndërsa Aston Villa gjendet në pozitën e 4-të me 59 pikë./IndeksOnline/