E konfirmon ish drejtori i Barcelonës, kthimi i Neymarit është i mundur

Barcelona do të synojë ritransferimin e futbollistit të Paris Saint-Germain, Neymar gjatë kësaj vere.
E që ky transferim është i mundshëm e ka konfirmuar edhe Emili Rousaud i cili ishte njëri nga gjashtë drejtorët e Barcelonës që dhanë dorëheqjen nga bordi javën e kaluar, transmeton IndeksOnline.
“Një kthim për Neymar është i mundur. Koronavirusi do të shkaktojë një deflacion të tregut dhe shumica e klubeve do të kenë vështirësi financiare” ka thënë Rousaud.
Neymar kishte kaluar katër sezone te Barcelona pas transferimit nga Santos për 88 milionë euro./IndeksOnline/.