10:00 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020

E konfirmon Ismet Beqiri, merr këtë detyrë në Qeverinë e re

Ismet Beqiri do të jetë zëvëndësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline vetë Beqiri.

Ai ka thënë se është propozuar për këtë detyrë nga kryesia dhe do ta pranojë postin e ri.

“Po, është e vërtetë. Më ka propozuar kryesia si zëvëndësministër dhe do ta pranoj detyrën” ka thënë Beqiri për Indeksonline.

Ismet Beqiri është një nga figurat më të njohura të LDK-së në vitet e fundit të partisë.

Ai ka qenë për 12 vite deputet i LDK-së, ka qenë sekretar i partisë për 10 vite, 7 vite shef i grupit parlamentar, themelues i degës së parë në Prishtinë, kryetar i Prishtinës, ndërsa aktualisht ëshë nënkryetar në parti./Indeksonline/

Mos i humb