75 Mall Live Search
16:40 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

E konfirmon Klopp: Mane dhe Thiago do të jenë gati ndaj Evertonit

Nesër do të zhvillohet derbi i qyteti të Liverpoolit ndërmjet “The Reds” e Evertonit, duel ky në kuadër të rundit të pestë në Premierligë.

Skuadra e Liverpoolit si duket do të jetë me të gjithë “armatën” e saj ndaj Evertoni, shkruan IndeksOnline

Klopp sot e ka konfirmuar se Mane edhe Thiago Alcantara do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme që zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Kujtojmë se të dy futbollistë dy futbollistët kishin rezultuar pozitiv me Covid-19, e tashmë janë shëruar plotësisht.

Ndërkaq, portieri Alisson dhe Naby Keita nuk do të jenë të gatshëm të luajnë në këtë ndeshje.