E konfirmon Kloppi, talenti i Liverpoolit mungon dy muaj

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lajmëruar se sulmuesi i krahut Diogo Jota mund të qëndrojë larg fushave për dy muaj për shkak të një dëmtimi në gju.
Jota është dëmtuar të mërkurën gjatë barazimit 1-1 të Liverpoolit kundër Midtjylland në Champions League.
Klopp ka thënë se dëmtimi është “më i rëndë nga sa mendonim në fillim dhe më i mirë nga sa mendonim më pas” dhe se operacioni nuk është i nevojshëm.