E konfirmon Krasniqi: Bordi sot më konfirmoi titullin si drejtor i ShSKUK-së

Infektogu Valbon Krasniqi, edhe zyrtarisht është emëruar në pozitën e drejtorit të Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës pas më shumë se shtatë muajve si UD në këtë detyrë.
Kjo u bë e ditur nga vet Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Krasniqi tha se Kosovën e presin shumë sfida sa i përket situatës pandemike në Kosovë. Megjithatë thotë se beson që fuqishëm vendi do t’ia dal që ta mposhtë këtë virus.
“Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjë e përgjegjesisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira. Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishem se ne bashkarisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avansojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona”, ka shkruar Kransiqi.
Tutje ai ka falënderuar të ata që e mbështeten në rrugëtimin e tij.