E konfirmon lojtari kosovar: Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Serie A

Ardian Ismajli do të vazhdoj karrierën e tij në Serie A te skuadra e Spezias.
Mbrojtësi kosovar e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline derisa ka thënë se këto ditë do të kryej testet mjekësore, shkruan Indeksonline.
“Këto ditë do të shkoj për teste mjekësore dhe do bëhet zyrtarizmi“, ka thënë Ismajli.
Nga viti 2016 Ismaili është pjesë e Hajdukut të Splitit derisa në Kosovë ka luajtur për 2 Korrikun.
23 vjeçari mbron ngjyrat e Shqipërisë derisa më parë ka luajtur per grupmoshat e reja të Kosovës.
Spezia këtë vit është inkuadruar në nivelin më të lartë të futbollit italian. /IndeksOnline/
