75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / G T

E konfirmon Maresca, Reece James rikthehet në stërvitje

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Reece James është rikthyer në stërvitje me fanellën e Chelseat.

Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri Enzo Maresca gjatë konferencës për media, shkruan Indeksonline

Por, James nuk do të jetë gati për ndeshjen e së dieles ku Blutë e Londrës luajnë ndaj Evertonit.

“Reece ka filluar stërvitjeve dhe do jetë me ne në këtë sension. Dalë ngadal do të jetë gati. Ne po punojmë me të, për t’ia rikthyer kondicionin dhe për ta bërë gati për të luajtur. Por, nuk do të thotë që ai do jetë gati këtë të dielë”, tha trajneri Enzo Maresca

Vetëm këtë fillim të sezonit, Reece James është lënduar dy herë dhe ka munguar në periudhat, 7/8 javë./Indeksonline/