75 Mall Live Search
16:42 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

E konfirmon mediumi i afërt me Liverpoolin: Shaqiri largohet në verë

Largimi i Xherdan Shaqirit nga Liverpool gjatë kësaj vere duket se është punë e kryer.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit nuk bën më pjesë e planeve të trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

The Liverpool Echo deklaroi se Shaqiri ka frustruar të gjithë tek Anfield Road dhe se klubi do ta lejojë të largohet këtë verë.

Për shërbimet e tij interesim pati shfaqur Sevilla disa javë më parë e cila mund ta bëj të vetin lojtarin.

Shaqiri u bashkua me Liverpoolin në vitin 2018 kur Klopp vendosi ta transferoj nga Stoke City. /IndeksOnline/