75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

E konfirmon ministri austriak: Sulmuesi i Vjenës e ka emrin Kujtim, është 20 vjeçar

Ministri i mbrojtjes së Austrisë ka dalur me një deklaratë, ku ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit që kreu aktin terrorist mbrëmë në Vjenë.

Karl Neahmmer tha se bëhet fjalë për një 20 vjeçar me dy shtetësi, i lindur në Austri.

“Bastisjet e gjera në lidhje me sulmin terrorist ndodhën sonte. pas përfundimit të 15 kontrolleve në shtëpi dhe kështu disa arrestime, ne gjithashtu mund të japim numrin e identitetit të vrasësit të njohur. Vrasësi është një shtetas austriak 20 vjeç me dy shtetësi. Emri i tij është Kujtim”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.