22:02 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E konfirmon ministri Tahiri: Ramush Haradinaj është hequr nga lista e INTERPOL-it

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj nuk do të jetë më pjesë e listës së INERPOL-it. Emri i tij është larguar dhe nga tash Haradinaj mund të udhëtojë pa u frikësuar nga ndonjë arrestim.

Këtë e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’ edhe i pari i dikasterit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po, është e vërtetë. Më Ramush Haradinaj nuk është në këtë listë. Konfirmimi për këtë na ka ardhur sot nga INTERPOL”, ka thënë Tahiri.

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.

Në këtë listë, përveç Haradinajt, bëjnë pjesë edhe Azem Syla, Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.

Ja edhe lista e plotë e këtyre personave:

/Indeksonline/