E konfirmon nëna, Artan Lame ka vdekur: Mu shua shpresa që mu ngjall dje!

Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka ndërruar jetë paraditen e sotme! Lajmin tashmë e ka konfirmuar nëna e tij, Diana Lame, e cila ka postuar në rrjetet sociale Facebook.
Në postimin e saj, Diana Lame shkruan se i biri ka ndërruar jetë. Por ka shtuar se për detajet e varrimit do të ndajë një njoftim të dytë, pasi trupi i 58-vjeçarit të mbërrijë në atdhe nga Gjermania.
Diana Lame: Te nderuar shoke, miq dhe dashamirës. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese që mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej“, ….-nuk e kam mendjen tek e nesermja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu….”Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.
Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë, pasi kishte pësuar një ishemi një muaj më parë. Disa ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, e cila e çoi në koma cerebrale, por ishte ende në jetë. Mesa duket, jeta e tij ka pushtuar së rrahuri gjatë paradites së sotme.