75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 27 Shtator 2024 / G T

E konfirmon Pep Guardiola: Rodri mungon gjithë sezonin!

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester City, Rodri ka humbur gjithë sezonin.

Lajmin e konfirmoi trajneri spanjoll, Pep Guardiola gjatë konferencës për media, shkruan Indeksonline

Rodri u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit vikendin e kaluar.

“Ai iu nënshtrua një operacioni sot në mëngjes. Ka lënduar ACL-n dhe miniskusin. Ky sezon mori fund për të, sezonin tjetër do jetë me ne”, ka thënë Pep Guardiola.

/Indeksonline/