E konfirmon Policia: Gjendet një fëmijë pa shenja jete në lumin e fshatit Blaç

IndeksOnline ka raportuar më parë se dyshohet që një fëmijë 4 vjeçar ka rënë në lumin e fshatit Balç, në komunën e Dragashit, ku si pasojë ka humbur jetën.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, tha ai.