22:23 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

E konfirmon Policia: Një femër e re është rrëmbyer në Lipjan, policia i zë në Prishtinë

IndeksOnline ka raportuar para pak minutash që tre meshkuj dhe një femër 15 vjeçare janë arrestuar në qendër të Prishtinës.

IndeksOnlinë mëson nga burimet se të dyshuarit i takojnë komunitetit RAE.

E ky arrestim, ndodhi nën dyshimin se tre persona rrëmbyen një femër në Lipjan, me ç’rast Policia i ka ndjekur që atje deri në Prishtinë, ku janë arrestuar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informate kanë arritur që ta identifikojnë dhe para pak çastesh në rr. Xhorxh Bush në Prishtinë e kane ndaluar veturën e dyshimtë, me ç’rast 3 persona të dyshuar dhe një femër e moshës se re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm.

Është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin”, tha ai./IndeksOnline/