12:10 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

E konfirmon shefi i Federatës: Sharapova do të rikthehet në ekipin Kombëtar

I pari i Federatës së Tenisit të Rusisë, Shamil Tarpishev ka konfirmuar se Maria Sharapova pritet të rikthehet në ekipin Kombëtar.

Me rikthimin e saj në ekipin Kombëtar, Sharapova synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ”Tokio 2020”.

Sipas Tarpishev, Sharapova ka shprehur gatishmërinë ta ndihmojë Rusinë në këtë event të rëndësishëm, transmeton IndeksOnline.

”Maria është pranë rikthimit në ekipin Kombëtar të Rusisë dhe së shpejti do t’i fillojë përgatitjet”.

”Ajo dëshiron të luajë në Olimpiadë, dhe e konsideron mjaft të rëndësishëm këtë event”.

”E vlerësojmë shumë gatishmërinë e saj, pasi që edhe kësaj radhe e ka dëshmuar se ka dhënë shumë për ne”, u shpreh shefi i Federatës ruse./IndeksOnline/