75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E konfirmon Sky Sports, agjentët e Real Madridit do të vijnë në Kosovë për këtë futbollist

Skuadra e Real Madridit ka angazhuar skautët dhe agjentët e tyre për të përcjellur sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Mediumi anglez Sky Sports, konfirmoi të hënën se agjentët e klubit madrilen do të udhëtojnë në Kosovë për të përcjellur ndeshjen kundër Anglisë që zhvillohet më 17 nëntor, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Zinedine Zidane është i gatshëm të ofroj 80 milionë euro plus Gareth Balen për të siguruar shërbimet e Sterlingut. /Indeksonline/