E konfirmon Slot, Liverpooli do të jetë pa Salahun për disa ndeshje
Liverpooli do të përballet me një mungesë të madhe në disa ndeshje.
Ata do të jenë pa yllin e tyre, Mohamed Salah, i cili do të luajë me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Këtë e konfirmoi edhe trajneri holandez, Arne Slot i cili njoftoi se Salah do t’i bashkohet kampit të Egjiptit, më 15 dhjetor.
Kupa e Kombeve të Afrikës do të mbahet këtë vit në Marok dhe do të nisë zyrtarisht më 21 dhjetor dhe përfundon, më 18 janar të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/

