75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / C E

E konfirmon trajneri, Manchesteri po shikon për zëvendësuesin e Ronaldos

Erik ten Hag e ka konfirmuar se Manchester United do të jetë aktiv në merkaton dimërore, duke kërkuar një sulmues të ri që do të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos.

“Djajtë e Kuq” e kanë humbur Ronaldon pas shkëputjes së kontratës në muajin e kaluar, dhe momentalisht kanë vetëm Anthony Martialin si sulmues qendror.

United gjithashtu ka humbur garën për objektivin e raportuar, Cody Gakpon te rivali i Premier Ligës, Liverpooli, dhe duket shumë e mundshme që United do të duhet të futet në tregun e huazimeve për të siguruar shërbimet e një qendërsulmuesi.

Duke folur pas fitores 3:0 të United kundër Nottingham Forest, Ten Hag nuk ishte i impresionuar me paraqitjen e skuadrës së tij para golit.

Kur u pyet nëse skuadra e tij duhet të ishte më e rrezikshme, Ten Hag tha:

“Unë mund ta konfirmojë atë gjë, ishte ajo çfarë thash në zhveshtore. Ne duhet të shënojmë më shumë gola. Ne krijuam shumë shanse dhe na u desh deri në fund të lojës që të shënojmë golin e tretë. Duhej ta mbyllnim këtë ndeshje më herët”.

“Menjëherë pas pjesës së parë, ne krijuam dy shanse tejet të mira dhe ju duhej ta mbyllnit këtë ndeshje më herët. Jeta do të ishte më e lehtë. Ndeshje të shumta në shtëpi, atëherë mund të kurseni më shumë energji, kështu që është më mirë për të gjithë. Por edhe për progresin e ekipit, ju duhet kjo”, shtoi më tej Ten Hag.

Më pas, trajneri i United u pyet nëse klubi do të futej në tregun e transferimeve për të lehtësuar disa nga këto probleme.

Ten Hag tha: “Ne jemi gjithmonë në treg, por duhet të përputhet me kriteret sportive, por edhe me kriteret financiare dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta sjellë atë lojtar në atë që na nevojitet”.