E konfirmon Tuchel: Kovacic do të mungojë ndaj Realit

Tashmë dhe është zyrtare, mesfushori i Chelseas, Kovacic nuk do të paraqitet ndaj Realin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori është i lënduar dhe nuk do të mund të rikuperohet me kohë as për ndeshjen ndaj Realit, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri, Thomas Tuchel pas ndeshjes me Fulhamin në Premierligë.
“Kovacic ndjeu diçka në këmbën e tij sot”, tha ai.
“Ka shumë mundësi që ai nuk do të paraqitet ndaj Real Madridit të mërkurën”, deklaroi Tuchel.