75 Mall Live Search
22:15 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / MSH

E konfirmon Vatikani – Papa ka pneunomi në të dy mushkëritë

Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë.

Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili kërkon përdorimin e trajtimit me antibiotikë me kortizon.

“Testet laboratorike, radiografia e gjoksit dhe gjendja klinike e Atit të Shenjtë vazhdojnë të paraqesin një pamje komplekse”, tha Vatikani.

Si i ri, Papa Françeskut iu hoq lobi i sipërm i mushkërisë së djathtë.

Megjithatë, Papa mbetet në humor të mirë, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Të hënën, personeli mjekësor përcaktoi se ai vuante nga një infeksion polimikrobial i traktit respirator, që do të thotë se një përzierje e viruseve, baktereve dhe ndoshta organizmave të tjerë kishin kolonizuar traktin e tij të frymëmarrjes.