75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

E konfirmon Werderi: Kaq do të mungojë Milot Rashica

Skuadra e Werder Bremenit e ka konfirmuar se sa do të mungojë sulmuesi kosovar, Milot Rashica.

Rashica i cili ishte lënduar para dy ditësh në stërvitje, u detyrua që të largohet nga seanca e trajnimit me klubin me makinën e stafit mjekësor, shkruan IndeksOnline

Por, sot skuadra gjermane përmes një postimi në profilin e tyre në “Twitter”, e kanë konfirmuar se Rashica do t’i mungojë klubit deri në Janar të vitit 2021.