E konfirmuan ndarjen! Bradley Cooper i shkon në shtëpi modeles Irina Shayk
U përfolën për ndarje dhe gjithçka u konfirmua, pasi Irina iku nga shtëpia
e Bradleyt dhe konfirmoi thashethemet, shkruan Indeksonline.
Por me sa duket vajza e tyre Lea është shkaku që ata nuk po mund të ‘zhduken’
nga njëri tjetri.
Sipas ‘Cosmopolitan’ ai u pa teksa po e vizitonte ish partneren në shtëpinë e
saj.
Kjo për shkak se ata të dy sipas raportimeve kanë vendosur që së bashku të
kujdesen për vogëlushen e tyre edhe nëse nuk janë në lidhje.
Ata të dy duan që Lea të rritet sa më e qetë në prani të prindërve të saj.
/Indeksonline/