E konfirmuar: Bosnja Hercegovina dhe Serbia do të përgatisin kundërmasa nëse Kosova nuk e heq taksën deri me këtë datë
Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të konsiderojnë futjen e kundërmasave nëse Kosova nuk e heq taksën deri me datën 1 korrik, ka konfirmuar Ministria e Tregtisë së Serbisë.
Takimi i liderëve mbahet në Paris me datën 1 korrik.
Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq dhe ai i Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Saroviç kanë rënë dakord gjatë takimit në Sarajevë se dy vendet duhet të bashkëpunojnë që të rrisin presionin ndaj Kosovës për të shfuqizuar taksën.
Në gjashtë muajt e fundit, Bosnja e Hercegovina i ka humbur 27 milionë euro që nga vendosja e taksës, ndërsa Serbia sipas Lajiq i ka humbur 185 milionë euro.
Ndryshe, Kosova e ka vendosur taksën 21 tetori. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa do të hiqej vetëm kur Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur./Indeksonline/