75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

E konfirmuar: Festim Alidema po kërkohet nga klubi kroat

Sulmuesi anësor, Festim Alidema shkëlqeu sezonin e kaluar me Llapin duke shënuar 11 gola.

Paraqitjet e tij të mira i kanë rënë në sy ekipit kroat, NK Slaven Belupu.

Për Indeksonline, Alidema ka konfirmuar që ka një ofertë nga klubi kroat.

“Vetëm kam ofertë që jam duke e shqyrtuar. Ende nuk kam vendosur 100%.”, u shprehë 21 vjeçari.

Tutje, ai ka treguar që ka oferta të shumta në Superligën e Kosovës.

Në fund ai tregoi që përveç skuadrës kroate, ka edhe oferta të tjera nga klubet jashtë Kosovës.

Ekipi NK Slaven Belupo është pjesë e ligës së parë kroate ‘HNL’./Indeksonline/