E konfirmuar, Manaj nuk do t’i gjuajë penaltitë te Shqipëria

Rey Manaj ishte fytyra tragjike e Shqipërisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Serbisë.
Ai gaboi nga pika e bardhë dhe ia humbi kuqezinjve tri pikë të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.
Por qysh nga sonte, Rey Manaj nuk do të jetë ekzekutues i penaltive te Shqipëria. Këtë e ka konfirmuar asistenti i Sylvinhos, Ervin Bulku.
Në rast se sonte Shqipëria fiton penallti ndaj Letonisë, nga pika e bardhë do të gjuaj futbollisti i Interit, Kristjan Asllani.
“Por nëse do të kemi penallti nuk do të godasë Manaj, por dikush tjetër, i cili do të jetë Kristjan Asllani”, ka deklaruar Bulku./IndeksOnline/