75 Mall Live Search
14:46 / E Premte, 29 Prill 2022 / B O

E konfirmuar, me 13 maj Kosova e Serbia takohen për targat në Bruksel

Miroslav Lajqak ka konfirmuar se me 13 maj në Bruksel do të ketë takim të ri mes Kosovës e Serbisë për targat.

Me një shkrim në Twitter, Lajcak ka njoftuar se pas konsultimeve me dy kryenegociatorët dje dhe sot, kanë rënë dakord që diskutimet për zgjidhjen e përhershme për çështjen e targave të mbahhen pas 2 javësh.

“Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, shkruan Lajqak në njoftim.

Kosova dhe Serbia kishin afat që deri më 21 prill të arrinin një marrëveshje afatgjatë lidhur me çështjen e targave.

Por, në takimet midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e BE-së, palët nuk arritën marrëveshje./Indeksonline/