E konfirmuar, Pedri humb dy ndeshjet kryesore të Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Pedri do të jetë jashtë fushe për një muaj.
20-vjeçari pati një tërheqje muskulare në ndeshjen e mbremshne ndaj Manchester Unitedit në Europa League, u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë, shkruan IndeksOnline.
Pedri sot ka kryer ekzaminimet mjeksore, ku është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj.
Ai do të humbas së paku gjashtë ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, ku do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Unitedit dhe do të hunbas edhe “El Clasicon” ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit./IndeksOnline/