E konfirmuar, Ronaldo nuk luan ndaj Nigerisë

Trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos, foli këtë të mërkurë në një konferencë për shtyp, në atë që ishte takimi i parë i trajnerit me gazetarët që nga fillimi i punës përgatitore për Botërorin.
Santos konfirmoi se në ndeshjen e nesërme ndaj Nigerisë, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë.
“Për nesër ai nuk do të jetë gati, po pushon”, konfirmoi Fernando Santos.
Portugalia dhe Nigeria luajnë nesër nga ora 20;45, në kuadër të ndeshjeve miqësore.