E konfirmuar: Shpejtim Bulliqi me këtë datë fillon punën si kryetar i Podujevës

Pas certifikimit të rezultateve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 29 nëntorit në Podujevë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi doli fitues, duke fituar 51.9% të votave.
Deputetja në Kuvendin Komunal të Podujevës, Lirika Maliqi nga radhët e LVV-së, e ka bërë të ditur datën se kur Shpejtim Bulliqi do ta marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Podujevës, transmeton Indeksonline.

Në ftesat dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit Komunal të Podujevës, me 7 dhjetor, Shpejtim Bulliqi bën betimin dhe do të nënshkruaj deklaratën solemne.
Kjo mbledhje solemne do të filloj në ora 10:00./Indeksonline/