E konfirmuar: Sunaj Keçi bëhet pjesë e klubit të Superligës

Trajneri i njohur, Sunaj Keçi do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës këtë sezon.
Por, jo në rolin e kryetrajnerit kësaj radhe, transmeton Indeksonline.
Në një prononcim për Indeksonline, Sekretar i klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi ka pohuar se Keçi do të jetë pjesë e stafit të kryetrajnerit, Tahir Batatina.
Keçi sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit të Flamurtarit, kursepo ashtu në të kaluarën ka qenë pjesë e Llapit./Indeksonline/