E krahasojnë me Benzeman, sulmuesi Endrick: Mosni, ai është shumë vjet para meje…!
Talenti brazilian Endrick ka folur me shumë respekt për Karim Benzeman, duke refuzuar çdo krahasim me ish-yllin e Real Madridit, pas paraqitjes së tij të fundit pozitive me Lyonin.
“Benzema? Jo, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka qenë më i miri në botë. Ai është vite drite para meje”, u shpreh Endrick.
“I uroj më të mirën Benzemas te Al-Hilali. Jam shumë i lumtur që jam këtu, në një klub ku ka luajtur Benzema. Shpresoj që fundi i karrierës së tij të shkojë sa më mirë, ose deri sa të jetë në gjendje të luajë.”
Deklaratat e 18-vjeçarit vijnë pas një tjetër mbrëmjeje të suksesshme për të në fushë. Endrick shënoi gol mbrëmë me fanellën e Lyonit, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon që prej huazimit nga Real Madridi.
Statistikat flasin qartë: 5 gola në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, një bilanc që tregon përshtatjen e shpejtë të sulmuesit brazilian dhe potencialin e madh që ai po shfaq në futbollin evropian./Indeksonline/

