75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

E krahasuan me Van Dijkun, John Terry u përgjigjet atyre: Kam më shumë gola dhe tituj se ai…!

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, ka reaguar ndaj deklaratës së Jermaine Pennantit, i cili së fundmi u shpreh se Virgil van Dijk është mbrojtës më i mirë sesa legjenda e futbollit anglez.

Terry iu kundërpërgjigj duke theksuar arritjet e tij individuale dhe kolektive në Premier League, shkruan Indeksonline

“Pens, duhet t’i kesh statistikat e sakta. Unë kam më shumë gola nga një mbrojtës në historinë e Premier Leagues dhe më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Premier League.”

Ai shtoi gjithashtu se suksesi i tij me trofe është një tjetër element që duhet marrë në konsideratë:

“Kam më shumë trofe se ai gjithashtu. Në moshën 34-vjeçare, në sezonin 2014/2015, luajta çdo minutë të çdo ndeshjeje për Chelsean dhe fituam titullin”.

Megjithatë, Terry theksoi se debati për mbrojtësin më të mirë mbetet subjektiv:

“Jam i lumtur të jem pjesë e këtij diskutimi, por kjo varet nga ju që ta vendosni.”

/Indeksonline/