75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

E kritikuan për kilet e tepërta, Bebe Rexha tregon linjat në formën më të mirë

Për shkak të një fotografie të publikuar nga paparacit, teksa e kishin fotografuar këngëtaren Bebe Rexha rastësisht, ajo morri një varg akuzash nga fansat dhe mediat rozë.

E gjithë kjo për shkak se ajo në fotografi shihej se kishte shtuar shumë kile dhe kishte humbur linjat ‘joshëse’ që kishte.

E kjo u bë arsye që Bebe, këngëtarja me origjinë shqiptare, të rikthente shpejt format e saj më të mira.

Këtë e ka dëshmuar në llogarinë e saj në Instagram ku ka publikuar pamje ku shihet se ajo tanimë është kalitur, dhe ka arritur të rikthehet në top formë.

Kujtojmë që kënga e fundit e këngëtares Bebe Rexha ishte ‘Call You Mine’ që u prit shumë mirë nga publiku./Indeksonline/