10:34 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / V R

E kritikuan se ka shkelur rregullat anti-covid në ditëlindjen e Besit, reagon Arbana Osmani

Tre ditë më parë aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku festoi ditëlindjen me një festë të veçantë ku mblodhi familjarët e miqtë. Mirëpo pas kësaj feste, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se aktori Bes Kallaku të ftuarit dhe pronari i lokalit janë gjobitur, si rrjedhojë e shkeljes së masave të Koronavirusit.

Ndërkohë një ndjekëse ka shpërthyer në kritika edhe për Arbanën, e cila po ashtu ishte e ftuar në festë.

“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve “kini kujdes” dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, shkruan komentuesja në postimin e fundit të moderatores.

“Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”, ia ktheu Arbana koemntuesit.