E kryer, Antony shkon në La Liga, largohet nga Man Utd.-i

Anësori brazilian, Antony do të largohet nga Manchester Unitedi në këtë afat të janarit.
Destinacioni i tij do të jetë La Liga, ku do t’i bashkohet Real Betisit në formë huazimi.
Antony, do të udhëtojë drejt Spanjës ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.
🚨⚪️🟢 Antony to Real Betis, here we go! Verbal agreement in place between all parties with Man United too.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 20, 2025
Documents being checked; then time for travel and medical tests.
United will let him leave on loan deal with 𝐧𝐨 buy clause. He’ll be formally back to United in June. pic.twitter.com/2Bywbzdxvj
Ky huazim, do të jetë vetëm huazim i thjeshtë dhe nuk është përfshirë opsioni i blerjes, ku i cili do të kthehet tek Unitedi pas përfundimit të këtij sezoni.
Antony, këtë sezon ka bërë vetëm 14 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol në të gjitha ndeshjet dhe kjo lëvizje mund t’i shërbejë Antonyt si mundësi për t’u kthyer në formën e tij të dikurshme sikurse tek Ajaxi./IndeksOnline/