75 Mall Live Search
14:57 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / Gj. Sh

E kryer, Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për Calafiorin

Riccardo Calafiori nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Arsenalit.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ”Topçinjët” kanë arritur marrëveshje me skuadrën e Bolognas për transferimin e mbrojtësit italian, shkruan IndeksOnline.

Arsenali do të paguaj 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Calafiori ditë më parë ka arritur marrëveshje personale për kushtet e kontratës, e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Nga kjo shitje do të përfitoj edhe skuadra e Baselit, ku do të merrte 50% të shitjes mbi 4.5 milion €./IndeksOnline/