19:17 / E Diele, 10 Janar 2021 / C E

E kryer: Atletico Madrid transferon yllin e Lyonit

Atletico Madrid  ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Moussa Dembele në huazim nga  Lyoni.

Sipas Goal, skuadra spanjolle do të ketë një mundësi për të blerë për 33 milionë euro, që do të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare.

Dembele ka kaluar dy vjet e gjysmë te Lyon, pasi ishte marrë nga  Celtic  për 22 milionë euro në verën e 2018.

Francezi ka shënuar 45 gola në 108 paraqitje gjatë kësaj periudhe. /IndeksOnline/