75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 10 Janar 2025 / Gj. Sh

E kryer, David Moyes rikthehet si trajner i Evertonit

David Moyes do të përjeton një aventur të dytë si trajner i Evertonit.

Sky Sports News raporton se marrëveshja është arritur pas bisedimeve të zhvilluar sot mes Moyes dhe me menaxhmentin dhe familjen Friedkin.

Marrëveshja do të zyrtarizohet në ditën në vazhdim, me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Ai do të jetë pasardhës i Sean Dyche, i cili u shkarkua një ditë më parë.

Kjo do të jetë aventura e dytë e Moyes si trajner i Evertonit, pasi e udhëhoqi skuadrën për plot 11 vite, nga 2002 deri në 2013./IndeksOnline/